Shpëton për mrekulli një shqiptar pas një aksidenti që ndodhi në Torino të Italisë.
Brenda në makinë po udhëtonin një shqiptar dhe dy italianë.
Makina doli nga rruga duke përfunduar në një fushë. U ndal rreth 100 metra më tutje.
Mediat italiane kanë bërë me dije se të rinjtë e moshave 22, 24 dhe 25 vjeç kanë qenë me fat, për shkak se makina u shkatërrua plotësisht dhe ata mbetën gjallë.
Aksident: Shpëton për mrekulli një shqiptar, makina u shkatërrua…
Forca të shumta policie kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrëfikëset.
Këto të fundit kanë mundur të nxjerrin të rinjtë nga makina dhe më pas i kanë dërguar ato në spital.
Nga raportimet e deritanishme gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
16.04.2018