Edi Rama, dush të ftohtë deputetëve socialist: jeni jashtë loje. Kryeministri ka mbajtur një fjalim të fortë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama u ka bërë dush të ftohtë disa parlamentarëve që sipas tij e kanë hallin më shumë tek problemet personale.
Edi Rama, dush të ftohtë deputetëve socialist: jeni jashtë loje.

“Nuk dini ç’bëhet në bazë, as keni data bazë, as rekord takimesh as keni krijuar urë me njerëzit.
E dini për çfarë jeni zgjedhur? U është drejtuar Rama deputetëve dhe ka premtuar masa të rrepta.
“Të punohet më shumë me bazën. Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja.
Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal.
Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor.
Seanca e kaluar me tensione dhe përjashtime është bërë pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar.
Rama mësohet t’u ketë kërkuar deputetëve të tij të ruajnë qetësinë.
“Nuk duhet t’i kundërpërgjigjemi provokimeve të opozitës”
Në grup është diskutuar edhe rendi i ditës për të enjten dhe axhenda partiake dhe qeveritare.
Për Lajm-shqip
Ylli Pata