Fakt: Vritet shqiptari në Kolumbi…por Diplomacia jonë nuk di asgjë! Dy ditë pas vrasjes së shqiptarit Adriatik Lagji, në Kolumbi, nga diplomacia, në Amerikën Latine, me vonesë…por kanë ardhur disa informacione.
Fakt: Vritet shqiptari në Kolumbi…por Diplomacia jonë nuk di asgjë!
Është rikthyer sërish në qendër të vëmendje, vrasja e shtetasit shqiptar, në Bogota. Adriatik Lagji, ka mbetur i vrarë në një atentat tipik mafioz, dy ditë më parë në kryeqytetin e Kolumbisë.

Sarandjoti Adriatik Lagji, jetonte prej vitesh në Kolumbi. Ndërsa, ende nuk ka asnjë të dhënë, të saktë, lidhur me motivet e vrasjes së tij. Megithëse, dyshimet e para, bien mbi lidhjet e mundshme me trafikun e drogës. Por ndër vite, shtetet e Amerikës Latine, përveçse kanë eksportuar kokaine drejt Europës, kanë importuar dhe persona, me të dhëna të forta kriminale.
Të paktën 6 atentate janë regjistruar vitet e fundit në Kolumbi e Ekuador, ku ‘target’, kanë qenë shtetas shqiptar. Por pavarësisht këtyre shifrave, që për një vend si Shqipëria nuk janë të vogla, nga informacionet që disponon Ministria e Jashtme, kjo situatë është mëse normale. Shqipëria ka përfaqësi diplomatike vetëm në Brazil. Përfaqësi e cila mbulon dhe shtetet e tjera të Amerikës Latine.
Gjithsesi, Ministria e Punët të Jashtme, ka bërë një pasqyrë të situatës në këto vende. Sidomos të shtetasve shqiptarë që kanë probleme me drejtësinë, në këto shtete.
Sipas informacioneve që kemi deri në fund të vitit 2017, në burgun e San Paolo në Brazil ndodheshin 5 të burgosur. Të pestë këta, për çështje narkotikësh. Por Ambasada nga viti 2016, e në vijim nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar, nga autoritetet e Brazilit.
Ambasada ka një bashkëpunim të përhershëm me të gjitha vendet e Amerikës Latine, që kanë Selitë e tyre në Brazilia. Por nuk ka asnjë informacion, lidhur me numrin e shqiptarëve, situatën e tyre, dhe me aktivitetin me tq cilin merren, në këto shtete. Atentati i fundit në Bogota, vjen pas bllokimit të 613 kg kokainë në Durrës, e cila ishte nisur pikërisht nga Amerika Latine, ndonëse nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili