Këtë fundjavë të gjithë ministrat braktisin Tiranën. Bëhet fjalë për mbledhjen e radhës të Qeverisë, kështu është vendosur në axhendën e Kryeministrit Rama.
Mbledhja e radhës do të zhvillohet në qytetin e Fierit, dhe pse ende nuk dihet axhenda e detajuar, Lajm-Shqip zbulon diçka.
Një nga pikat e diskutimit qeveritar do jetë bujqësia dhe prioritetet e saj.
Këtë fundjavë të gjithë ministrat braktisin Tiranën.
Qeveria Rama 2 e ka zgjidhur “thesin” e financave për Fierin. Mbi 2.5 milion £ janë hedhur në rehabilitim rrugësh si dhe dy pedonale në qendër.
Fieri në qendër dhe periferi po njeh investime të dukshme. Lajmi për mbledhjen e Qeverisë në Fier konfirmohet nga kryebashkiaku Armando Subashi.
Ditën e nesërme ai do niset drejt kryeministrisë për të marrë në detaje axhendën e mbledhjes së radhës.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj